KRONIKË E ZEZË

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur katër akuza ndaj gjashtë personave

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Mosdhënia e ndihmës’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës’’.

You Might Also Like