Gjilan

Kryetari Hyseni: Shëtitorja mbi lumin Mirusha është në fazën finale

Punimet për përfundimin e shëtitores së qytetit nga çerdhja në lagjen Dardania deri tek rruga transit mbi lumin Mirusha, po vazhdojnë me intensitet të lartë.

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, ka inspektuar punimet të cilat po zhvillohen aty.

Ai tha se shëtitorja mbi lumin Mirusha është në fazën finale.

Sipas të parit të Komunës së Gjilanit, 400 metrat e fundit po marrin formë dhe shumë shpejt përfundojnë të gjithë pjesën e kupëzave të betonit.

Ai shtoi se krijimi i hapësirës për elementet përcjellëse është tashmë në proces.

“Brenda pak javësh, kjo shëtitore do të jetë gati për t’u shijuar nga të gjithë qytetarët. Një tjetër hap drejt një Gjilani më të bukur, më modern dhe më të qasshëm për të gjithë”, tha kryetari Alban Hyseni.

You Might Also Like