Gjilan

Kryetari i Gjilanit nuk pajtohet me Asociacionin e Komunave të Kosovës

Katër kryetarët e komunave që udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje, Podujeva, Gjilani, Kamenica e Shtimja, kanë dalë kundër padisë së ngritur nga Asociacioni i Komunave të Kosovës ndaj Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me kontratat kolektive.

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, përmes një statusi në facebook, ka thënë se Asociacioni i Komunave, iu shërben qëllimeve të caktuara politike por jo edhe arsyes dhe qëllimit të themelimit-nevojave dhe interesave të komunave dhe qytetarëve

Shkrimi i plotë:

Në konferencën e sotme bashkë me kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, kryetarin e Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj dhe kryetarin e Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu u distancuam nga qëndrimet e Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Veprimet e fundit të Asociacionit të Komunave të Kosovës me padinë e ngritur ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Shëndetësisë janë edhe një hap tutje që dëshmon edhe një herë se ky Asociacion iu shërben qëllimeve të caktuara politike por jo edhe arsyes dhe qëllimit të themelimit-nevojave dhe interesave të komunave dhe qytetarëve.

Ne konsiderojmë se kjo padi nuk po bëhet në kohën e duhur dhe adresën e duhur ngase kontratat janë lidhur kohë më parë kur dy ministritë drejtoheshin nga udhëheqës të tjerë dhe si e tillë është e padrejtë dhe me tendencë ndaj qeverisë aktuale.

You Might Also Like