Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, bëri homazhe te lapidari si dhe vendosi kurora lulesh te varret e heronjve, Rexhep Mala e Nuhi Berisha.
Para të pranishmëve të shumtë, familjarë të heronjëve, përfaqësues institucionalë të nivelit qendror dhe lokal, si dhe qytetarë të shumtë, kryeministri Haradinaj tha se janë aty t’i nderojnë heronjtë, Nuhi Berisha dhe Rexhep Mala, të cilët janë vrarë në përballje me forcat e Serbisë në vitin ’84 në Prishtinë në lagjen “Kodra e Trimave”.
Kryeministri Haradinaj vlerësoi këtë ngjarje si shumë të veçantë, sepse pas përpjekjeve të gjata të organizatave atdhetare, shënohet edhe përballja e parë me armë dhe ajo bëri një kthesë në atë përballje.