Futboll

Kupa e Kosovës: Drita i shkon Vllaznimit, Kika pret Ballkanin

Është hedhur shorti për për ndeshjet çerekfinale të DigitAlb Kupës. Në bazë të këtij shorti, mund të thuhet se ekipet e Anamoravës, Gjilani e Kika ishin me fat.

Kështu, Drita do të jetë mysafire e Vllaznimit të Gjakovës. Vllaznimi që është një kategori më poshtë se sa Drita është ekip shumë i papërshtatshëm, sidomos në fushë të vet, por ekipi që mëton të fitojë kupën dhe që është kampion i Kosovës, duhet të kalojë këtë pengesë. Për Dritën ndoshta puna do të jetë më e vështirë ngase në stolin e Vllaznimit qëndron trajneri Ismet Munishi, i cili para pak stinorëve e kishte udhëhequr ekipin e Dritës.

Ekipi tjetër nga Anamorava, Kika e Hogoshtit, në fushë të vet do të pres Ballkanin e Suharekës dhe mëton të bëjë befasinë e radhës. Ekipi hogoshtas është shumë i fuqishëm në fushë të vet, andaj edhe befasia mund të ndodhë.

Dy ndeshjet tjera do të jenë Ferizaj – Feronikeli dhe Prishtina – Trepca ’89.

Ndeshjet e çerekfinales do të luhen me një sfidë, eliminim direkt.

You Might Also Like