Kushtrim Kadriu para një viti është zgjedhur kryetar i Asamblesë Komunale të Gjilanit. Ai në profilin e tij në facebook ka shkruar:
Sot më 7 korrik u bë një vit që kurse u zgjodha në krye të Kuvendit Komunal të Gjilanit.
Ky njëvjeçar ishte vit me shumë sfida, shumë angazhime për mua dhe ekipin tim.
Këto 365 ditë për mua janë ditë të përkushtimit dhe punës së pandalshme në shërbim të qytetarëve të komunës sonë.
I falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët e mi për punën tonë të përbashkët njëvjeçare.