OPINION

Kuvendi duhet të funksionalizohet ose të shpërndahet

Kuvendi duhet të funksionalizohet ose të shpërndahet
… edhe për këta katër muaj që nuk kemi punuar, ne jemi paguar nga buxheti i shtetit, që grumbullohët nga kontributet e qytetarëve.
Është hera e katërtë që seancat e Kuvendit të Komunës së Gjilanit po dështojnë për mungesë të kuorumi, pasi që seancat po bojkotohen nga këshilltarët e LDK-së, me arsyetimin se po mungon transparenca, (po mungon transmetimi i seancave nga një medium lokal) edhe pse Ministria e Pushtetit Lokal, e cila në lidhje me këtë çështje është deklaruar se, transmetimin e seancave përmes Youtubes e përmbush obligimin ligjor, në lidhje me transparencën.
Seancat e Kuvendit po transmetohen përmes Youtubes, prandaj dhe mospjesëmarrja në seanca të Kuvendit Komunal, është e pa arsyeshëm, megjithate seancat po bojkotohen që nga muaji prill i këtij viti.
Përkundër faktit se krerët e subjekteve politike dhe ne, këshilltarët komunal, jemi të vetëdijëshëm se mosmbajtja e këtyre seancave po i sjell dëme qytetarve të Komunës së Gjilanit.
Përkundër faktit që ne këshilltarët komunal dhe subjektet politike, gjatë fushatës zgjedhore ju kemi premtuar qytetarëve se do të punojmë pa ndërprerje për interesat e tyre.
Përkundër faktit se obligimi ligjor në lidhje me transparencën është përmbushur.
Përkundër faktit se edhe për këta katër muaj që nuk kemi punuar, ne jemi paguar nga buxheti i shtetit, që grumbullohët nga kontributet e qytetarëve, seancat e Kuvendit të Komunës së Gjilanit po dështojnë për mungesë të kuorumi.
Problemi i shkaktuar në komunë duhet të zgjidhet nga kuvendarët, të cilët duhet t’i kryejnë obligimet e tyre ligjore dhe morale ndaj votuesve të tyre.
Karshi këtij problem nuk mund të qëndrojë indiferent as Kryetari i Komunës, por duhet të angazhohet me tërë kapacitetin e tij, prej të parit të Komunës, që të kontribuaj për funksionalizimin e kuvendit, sa më të shpejtë, sepse i zoti i shtëpisë nuk guxon të luaj rrolin e vëzhguesit në shtëpinë e tij, pavarsisht rrethanave.
LDK-ja që sot e pamundësoi mbajtjen e seancës, në të cilën duhej të merreshin shumë vendime të rëndësishme, e në mesin e tyre edhe vendimi për realizimin e bartjes së mjeteve që Kuvendi ia ka ndarë Hendikosit dhe Shoqatës së të Verbërve, nga selia e LDK-së përkrahu ndarjen e mjeteve për këto dy OJQ-ë. Përkrahje e drejtë, sikur të ishte e sinqertë. Kjo që sot e bëri LDK ( në një anë pengo e në anën tjetër përkrah) na e kujtoi atë thënjen e vjetër të popullit që thot: “… të rrah natën e të vajton ditën…”
Gjilani ka nevojë për një Kuvend që e gjenë mënyren për të kryejë punën e tij e jo për një Kuvend që gjen arsye për mospunën e tij.
Inateve dhe lojrave politike, në kurriz të qytetarëve, duhet t’ju jepet fund.
Këshilltarët komunal kanë për obligim, që t’i përmbushin obligimet e tyre, ose në të kundërtën duhet t’i hapin rrugë zgjedhjeve të reja për Kuvendin Komunal.

Ismajl Kurteshi, 26. 07. 2024

You Might Also Like