Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e parë të rregullt dhe atë nën udhëheqjen e kryesuesit Bekim Azizi. Me këtë rast z. Azizi i ka njoftuar të pranishmit rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të fundit të nxjerrë nga ky organ. Ai gjithashtu i ka ndarë një falënderim këshilltarit komunal, z. Reshat Azizi, i cili sapo ka mbushur 65 vjet.
Ndërkaq, pasi që u bë votimi i dy procesverbaleve të fundit është bërë edhe prezantimi i Informatës (Raportit) të punës së Kryetarit të komunës për periudhën janar-dhjetor 2023, për të cilën edhe u bë diskutimi më i gjatë. Lidhur me këtë pikë kryesisht këshilltarët komunal të opozitës paraqitën vërejtjet dhe komentet e tyre.
Megjithatë edhe këshilltarë të tjerë patën pyetje dhe komente lidhur me punën që u bë në vitin 2023.
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti gjatë kësaj seance ju është përgjigjur pyetjeve të këshilltarëve komunal, por i njoftoj ata edhe rreth punëve që janë kryer në vitin 2023 në projektet e ndryshme. Ai tha se disa projekte do të vazhdojnë edhe gjatë këtij viti, pasi që janë të ndarë në faza por se edhe do të këtë projekte të tjera që pritet të realizohen në të gjitha fushat. I pari i Vitisë tha se sipas mundësive buxhetore është punuar në të gjitha fshatrat e kësaj komune.
Ndërkaq, gjatë kësaj seancë janë shqyrtuar dhe votuar këto pika:
Propozim vendimi për caktimin e orarit të mbajtjes së takimeve të kuvendit të komunës së Vitisë për vitin 2024.
Propozim vendimi për caktimin e komisionit vlerësues për shqyrtimin e dokumentacioneve për vendosjen e bizneseve në Parkun Industrial në Budrik të Epërme.
Propozim vendimi për aprovimin e Planit të Punës të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) për vitin 2024.
Propozim vendimi për këmbimin e pronës se paluajtshme komunale me pronat e paluajtshme në pronësi të pronarëve Kadri (Bislim) Emërllahu dhe Agron (Ahmet) Ahmeti.
Propozim vendimi për ndryshim të vendimit për miratimin e Planit Zhvillimor Komunal 2023-2031 të Komunës së Vitisë, vendimi me Nr. 01-110/05-49935 i datës 27.12.2023.
Propozim vendimi për shfuqizimin e vendimit për miratimin e Planit të Integritetit 2023-2026 të komunës së Vitisë, vendimi me nr. 01-110/05-163, i datës 01-03-2023.
Ndërkaq, në fund të seancës u dhanë edhe disa informata si:
Informatë mbi punën e kuvendit komunal dhe komiteteve funksionale për periudhën Janar – Dhjetor 2023.
Informatë mbi punën e komitetit për komunitete të komunës së Vitisë për periudhën Janar – Dhjetor 2023.
Informatë për zbatimin e planit të KKSB-së për vitin 2023.
Ndërsa jashtë rendit të ditës u shqyrtua dhe votua propozim vendimi për anulimin e vendimit me nr. 01-110/05-1225 të datës: 31.10.2022 për miratimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet komunës së Vitisë dhe Kolegjit UBT për hartimin e Hartave Zonale të komunës së Vitisë.Aziz Zuka