SPORTI

KV Drita ekipi më i mirë dhe me kryetrajnerin më të mirë

Klubi i Volejbollit Drita nga Gjilani, që për të satën herë është shpallë kampionë i Kosovës në konkurrencën e femrave, edhe sivjet ka marrë epitetin e klubit më të mirë në komunën e Gjilanit.

Një çmim i tillë vashave të Dritës i është ndarë këtë të premte, kur janë shpallë më të mirët në sportin gjilanas.

Arben Maliqi, pedagog i kulturës fizike i ka ndarë mirënjohjen Lorik Ilazit, kryetrajner i KV Drita, i cili njëkohësisht është shpallë edhe trajneri më i mirë në Gjilan.

Në këtë ceremoni janë shpallë edhe klubi më i mirë për pionierë. Ky epitet i ka takuar Klubit të Hendbollit Zhegra, që edhe sivjet u shpall kampion në këtë kategori.

Në komunën e Gjilanit, referi më i mirë është shpallë Mervan Bejtullahu, gjyqtar i Superligës.

Punëtori më i mirë sportiv: Armend Misini e janë nderuar edhe veteranët e futbollit të Gjilanit.

You Might Also Like