Futboll

Ky është gjyqtari kryesor në ndeshjen Gjilani-Prishtina

Gjilan, 19 Prill-Gjyqtari nga Vushtrria, Dardan Çaka është deleguar gjyqtarë kryesor në ndeshjën mes Gjilanit dhe Prishtinës.Ndihmësit e Çakës në këtë sfidë janë, Bensik Morina dhe Fatmir Abrashi.Gjyqtar i katërt është caktuar, Leutrim Mustafa.

SC Gjilani, beson dhe shpreson se në duelin e nesërm, Çaka do të jetë korrekt në ndarjen e drejtësisë dhe kjo sfidë të gjykohet me paanëshmëri, nga arbitri me prespektiv në futbollin tonë.

Kujtojmë se sfida mes Gjilanit dhe Prishtinës zhvillohet ditën e nesërme, me fillim nga ora 15:00, në stadiumin “Agim Ramadani-Katana”, në Gjilan.

You Might Also Like