Një lajm i mirë për KV Drita vjen nga Bullgaria nga ekipi Marica Pllovdiv, ekip me të cilin gjilanaset do të përballen që në xhiron e parë në Ligën e Kampioneve.
Milena Dimova, njëra ndër lojtaret më të mira të ekipit bullgar është larguar nga ekipi Marica Pllovdiv dhe në sezonin e ardhshëm do të luaj për ekipin Dauphin në qytetin Charleroi të Belgjikës.
Dimova me ekipin e saj të deridjeshëm Marica Pllovdiv, dy herë kishte qenë kampione e Bullgarisë dhe dy herë fituese e Kupës Kombëtare. Tashti ajo ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me klubin belg.
Pikërisht vitin e kaluar mes veti ishin përballur Marica Pllovdiv dhe Dauphin Charleroi dhe si duket aty ekipit belg i kishte pëlqyer së tepërmi Milena Dimova, andaj edhe e ka angazhuar atë. Ishte pikërisht Dimova ajo që kishte bërë që ekipi bullgar të ngadhënjejë mbi ekipin belg. Ky angazhim i ri i Dimovës i shkon për shtati ekipit të Dritës nga Gjilani, i cili këtë vjeshtë do të përballet me ekipin bullgar./Kryelajmi/.