Libri

Larg meje

Larg meje
Nën hijen e qepallave tua fshihesha e
veç fytyrën tënde s’mund ta largoja asnjë ditë nga mendja.
Në çdo cep të dhomës n’rrugë,
n’mendje më lundronte nga pak fytyra jote që edhe sytë i qeshnin duke më shiku.
Më ke mbërthy trupin e hijes time të errët vetëm ti që po ia shton dritën e po e zhduk
me atë ëmbëlsi që ke që
ta përshkrun çdo cep të shpirtit.
Por ti sërish larg meje po rri.
E mua veç fytyrën me zërin tënd ngjitur shpirtit tim po ia dhuron.
Pa pikë mëshire po e torturon zemrën që veç ty po të kërkon…
Alisa Bekteshi

You Might Also Like