Futboll

Nuhiu: Nesër do të kemi një perballje shumë të veshtirë

Nuhiu foli për duelin e vështirë ndaj Llapit, ku theksoi se e ka analizuar kundërshtarin dhe se do të mundohen t’i shfrytëzojnë hapësirat.

“Nesër do të kemi një perballje shumë të veshtirë, një kundershtar siç është Llapi, skuadër që ka ruajtur grupin dhe ka sjellur lojtarë shumë cilësor. Kemi ndjekur dy-tre takimet e fundit qe ka zhvilluar, bëhet fjalë për një ekip teknike dhe agresive që bën presion të lartë”

“Nuk diskutohet, kemi analizuar në detajet më të vogla për të mbyllur pikat e tyre të forta dhe normalisht do të mundohemi t’i shfrytëzojme hapësirat që do i lë kundershtari”, tha Nuhiu.

You Might Also Like