LDK e Gjilanit konstituon Zyrat dhe Komisionet profesionale
Kryesia e Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, nën udhëheqjen e kryetarit, Lutfi Haziri, ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku janë konstituuar Zyrat dhe Komisionet profesionale.
Me uninamitet, Kryesia ka miratuar përbërjet e Zyrës për Marrëdhënie me Publikun, Zyrës Ligjore, Komisionit për Arsim, Komisionit për Shëndetësi, Komisionit për Bujqësi, Komisionit për Ekonomi dhe për Zhvillim Lokal, Komisionit për Planifikim, Urbanizëm dhe Ambient, Komisionit për Emergjencat Civile, Komisionit për Kulturë, Rini dhe Sport, Komisionit për Shërbime Publike, Zyrës së Protokollit dhe Logjistikës dhe Zyrës për Zgjedhjet.
Nënkryetari i Parë i LDK-së në nivel qendror, njëherësh kryetar i Degës, Lutfi Haziri, është shprehur se Komisionet e sapo miratuara janë absolutisht më të mirat në histori të LDK’së në Gjilan, duke shtuar se janë njerëz të dëshmuar, me integritet të lartë njerëzor e profesional.
Ndryshe, Dega e LDK-së në Gjilan po i bën përgatitjet e fundit për organizimin e Konventës zgjedhore, prej ku edhe do të dal me unanimitet të plotë kandidati për Kryetar, i cili bashkë me kandidatët për Asamble, do ta bëjnë fitoren e madhe në zgjedhjet e 17 tetorit.