Gjilan

LDK gjenë shumë parregullsi në Gjilan

Mbahet takimi me strukturat e nëndegëve të Qendrës: Qeverisja e VV-së në nivel lokal dhe qendror po identifikohet si qeverisje e lloçit
Nën udhëheqjen e kryetarit të Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, z. Lutfi Haziri, është mbajtur takimi me strukturat e nëndegëve të qendrës.
Takimi kishte karakter mobilizues dhe angazhim të madh për rikthimin e madh të LDK-së në Gjilan dhe në nivel të Republikës së Kosovës. Qeverisja e Gjilanit dhe ajo qendrore po identifikohen si qeverisje të lloçit, siç po shihet me degradimin e paparë të Autostradës së Gjilanit, rrugëve regjionale, hyrje-daljeve të qytetit dhe me rrugët tjera.
Mbi 50 projekte kanë mbetur të braktisura dhe kemi filluar çdo javë t’i nxjerrim nxjerrim nga 7 dështime e 7 skandale.
Është fatkeqësi e madhe për qytetarët e Gjilanit ky dështim monumental, duke mos realizuar asnjë projekt që ka impakt zhvillimor. Është fatkeqësi e madhe se ku është katandisur Gjilani e Republika jonë dhe ky është mandat i humbur për qytetarët.
LDK do të vazhdojë takimet mobilizuese në çdo lagje e lokalitet me angazhim edhe mbi partinë, me organizata të shoqërisë civile, komunitetin e biznesit, me grupe të tjera të interesit dhe me partnerët, për të mobilizimin frontin opozitar.

You Might Also Like