Gjilan

LDK: Rregullimi i Varrezve të Dëshmorëve është një prej punëve të hajrit të qeverisjes Haziri në Gjilan

Takimet mobilizuese me strukturat e saj, Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan i ka vazhduar në “Kodrën e Dëshmorëve”, Lagjen e Tetë” dhe “Rrugën e Prishtinës”.

Fejzulla Berisha, kryetar i nëndegës “Kodra e Dëshmorëve”, tha se në këtë qeverisje erdhën investimet më të mëdha që nga paslufta.

“Rregullimi i Varrezve të Dëshmorëve është një prej punëve të hajrit të qeverisjes Haziri, pastaj investimet në ndërtim të rrugëve, kanalizim, ujësjellës, trotuare, ndriçimi publik etj., në këto tri lagje. Sa i përket shëndetësisë, kjo ka qenë prioritet i z. Haziri, ku kemi rregulluar të gjithë infrastrukturën nëpër të gjitha qendrat shëndetësore, mbulimi i territorit me personel shëndetësor, shtimi i ndërrimit të dytë në disa qendra, pajisja me laboratore, shërbimi i patronazhës, vizitat shtëpiake për kujdesin e nënës dhe kryevepër është fillimi i ndërtimit të objektit milionësh të QKMF’së”, tha Berisha, me konstatimin e të cilit janë pajtuar të gjithë të pranishmit.

 

Falënderim për mbështetetjen e madhe të këtyre strukturave ka shprehur Lutfi Haziri, kryetar i Degës dhe kandidat për kryetar Komune. Ai tha se nuk dëshiron të flas për punët e kryera sepse sipas tij këto kanë qenë pjesë e programit.

“Dhjetëra miliona janë mobilizuar nga miqtë tanë europian për ndërtimin e Gjilanit. Një pjesë janë implementuar, ndërsa disa projekte kapitale do të implementohen në vitin e parë të qeverisjes së re. Për shembull, do të ndërtohet te “Rruga e Prishtinës” rruga katër korsi, që është 3.2 kilometra, me kosto shtatë milionë euro dhe me investim të BERZH”, tha Haziri.

Strukturat e partisë nga këto lagje kanë konfirmuar punën e madhe që po e bëjnë në terren, për ta realizuar fitoren që në raundin e parë më 22 tetor.

You Might Also Like