Klubi i Futbollit të Femrave Intelektualet nga Gjilani është bërë shumë joshës për ekipe të ndryshme nga Evropa, të cilat duan që në ekipet e tyre t’i kenë lojtaret e këtij ekipi,l që drejtohet nga trajneri Afrim Mehmeti. Antigona Behluli, Blerta Shala, Kaltrina Biqkaj janë shembull për këtë dhe qysh këtë vit për to do të dëgjohet sivjet.
Në KFF Intelektualet, hapave të këtyre futbollisteve të dëshmuara po rrugëtojnë edhe shumë futbolliste më të reja, të cilat kanë një të ardhme të ndritur, andaj edhe është shtuar interesimi i vashave nga rajoni që të veshin petkun e KFF Intelektualet.
Tashti së fundi, pas Shermine Xhymshitit dhe Doruntina Sabedinit, KFF Intelektualet angazhuan edhe një lojtare cilësore, bëhet fjalë për Leonora Avdylin nga Komuna e Vitisë.
Leonora Avdyli, një lojtare shtatlartë dhe në moshë të re shumë shpejt pritet që të tregojë cilësitë e saja, fillimisht duke iu bashkëngjitur tetëmbëdhjetëshes më të mirë të ekipit. Për pak muaj sa ka filluar të ushtrojë, Leonora ka dëshmuar se është një lojtare shumë e mirë e talentin e saj ajo e kishte treguar në Gjenevë, në një klub zviceran, ku për një kohë kishte ushtruar atje.
“Kisha fatin dhe mundësinë që të ushtrojë në klubin Air Lighnon dhe ky klub është ndarë shumë i kënaqur me mua, duke shtuar interesimin që të jem pjesë e tyre”, thekson Leonora Avdyli.
Ndryshe, hapat e parë në futboll Leonora Avdyli i mori në qytetin e Vitisë, ku luante bashkë me shoqet e saja në futboll të vogël.
Trajneri Afrim Mehmeti, thekson se shumë shpejt Leonora do të arrijë që të bëhet lojtare e mirë e këtë ajo e dëshmon me përkushtimin që ka në ushtrime dhe me punën e palodhshme, që e bënë për cdo ditë./kryelajmi/.