Me rastin e ndarjes nga jeta të gazetarit të njohur Kosovar, Zijadin Gashi, kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, z. Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Gashi.
E nderuara familje Gashi,
Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të gazetarit të njohur, Zijadin Gashi.
Me Zijadinin unë kam pasur fatin ta njohë para 25 viteve dhe mund të them se përpos si profesionist i rralë, ai ka qenë njeri i rrallë, i ndershëm, i urtë dhe me profesionin nuk ka bërë kurrë kompromis.
Kjo është një humbje e madhe për gazetarinë e publicistikën kosovare, pasi Zijadini është edhe mësus i rrallë i shumë gazetarëve, të cilët sot shkelqejnë në këtë profesion.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve, shokëve e farefisit.
Lamtumirë, miku im i shtrenjtë!