Kryetari aktual dhe kandidati i LDK’së edhe për një mandat qeverisës me Gjilanin, Lutfi Haziri, ka vizituar sot Shoqatën “Gilan”, të cilën e ka përgëzuar për punën e mirë në trajnimin e qindra grave në zanatin e rrobaqepësisë.
Kryetarja e Shoqatës, Filiz Sllamniku, e ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen e Komunës në funksionimin e mirë.
“Jemi duke zhvilluar kurse të rrobaqepësisë për gratë e Gjilanit dhe i kemi trajneret më të mira për këtë. Falë mbështetjes së Komnunës, ne po funksionojmë shumë mire. Deri tani, më shumë se 300 gra të Gjilanit i kemi trajnuar”, ka thënë Sllamniku.
Kryetari Haziri tha se suksesi i kësaj organizate është dëshmia më e mirë e mbështetjes së Komunës, në kuadër të Inkubatorit të Biznesit.
Ai tha se shumë shpejt do ta Qendren e Trajnimit për Gratë dhe e mira e kësaj pune është se çertifikatat do të njihen nga shtetet e BE’së.