Gjilan, 19 nëntor 2019 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka uruar tifo grupin “Skifterat” për 20 –vjetorin e themelimit. Në telegramin e urimit dërguar presidentit të Sc Gjilanit dhe “Skifterave”, thuhet:
“I dashur president i SC Gjilanit, Florim Zuka,
Kryesi e nderuar e klubit,
Të dashur “Skiftera”,
Sot kemi shumë arsye që bashkë të festojmë ditën e themelimit të shoqërisë së tifozëve, “Skifetarat”.
Ky është moment që kthen në kujtesë shumë aktivitete, jo vetëm sportive, por kryesisht të bazuara në frymën olimpike që e shoqëron çdo aktivitettë organizatës suaj me të cilën identifikohet një pjesë e madhe e rinisë së qytetit.
Kjo datë shënohet me shkronja të arta në analet e historikut të sportit kosovar, ngase në këtë rreth shoqëror u kultivua fryma e miqësisë për t’ia ruajtur qytetit tonë epitetin e vendit mikpritës e bujar.
Për më tepër, “Skifterat” jane emër që vazhduan traditën hershme të tifozerisë gjilanase.
Urime 20-vjetori e ju priftë e mbara!”, thuhet në telegramin e kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri.