Gjilan

Mbahen ligjërata për sigurinë e nxënësve gjatë lëvizjes në rrugë prej shtëpisë deri te shkolla dhe anasjelltas

Në bazë planit vjetor të punës të Drejtorisë së Inspeksionit, saktësisht në kuadër të sferës së komunikacionit-siguria e nxënësve nё trafikun rrugor, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale së Policisë Gjilan, njësitet përkatëse policore dhe zyrtarë nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, janë mbajtur ligjëratat nëpër disa shkolla fillore për klasat e ulëta.
Ligjëratat kishin të bëjnë me sigurinë e nxënësve gjatë lëvizjes së tyre nëpër rrugë prej shtëpisë deri te shkolla dhe anasjelltas.
Projekti ishte i hartuar në atë mënyrë që më së miri i’u përshtatej nxënësve nga klasa 1 deri në klasën e 5.
Për të qenë sa më efikase këto ligjërata janë mbajtur në shkollat ku rrezikshmëria është më e lartë edha atë në ato rrugë ku pritet që të ndodhin aksidentet respektivisht në shkollat që gjenden kryesisht në rrugë nacionale dhe rrugë rajonale.
Ligjëratat me temën “Siguria fëmijëve në trafikun rrugor”, janë mbajtur në shkollat fillore në fshatrat Miresh, Kmetoc, Zhegër, Haxhaj, Pogragjë, Bresalc, Ponesh dhe Uglarë.
Ligjëratat nëpër këto shkolla kanë filluar me datë 30.09.2024 dhe kanë përfunduar me datë 03.10.2024 ku janë mbajtur në SH.F.M.U. “Nazim Hikmet” në Miresh, SH.F.M.U. “Skënderbeu” në Kmetoc, SH.F.M.U. “Agim Ramadani” në Zhegër, SH.F.M.U. “Agim Ramadani” në Haxhaj, SH.F.M.U. “Liria” në Pogragjë, SH.F.M.U. “Ibrahim Uruqi” në Bresalc, SH.F.M.U. “Vehbi Ibrahimi” në Uglar dhe në SH.F.M.U. “Vesel Muji” në Ponesh.
Përpos ligjëratës “Siguria e nxënësve nё trafikun rrugor”, në SH.F.M.U. “Ibrahim Uruqi” në Bresalc zyrtarët nga MMPHI Nezir Gashi, drejtor i Departamentit për Siguri Rrugore, Fejzullah Mustafa, drejtor i Departamentit për Patent Shofer si dhe Fisnik Amiti, zyrtar i departamentit për patentë shofer në Komunën e Gjilanit, filluan prezantimin e platformës elektronike me temën “Fëmijët në trafik”, një projekt i cili është realizuar nga MMPHI në bashkëpunim me USAID.
Njëherit komuna e Gjilanit është komuna e dytë në Kosovë ku më tani ka filluar prezantimi i platformës “Fëmijët në trafik” (pas komunës së Prishtinës).
Këtë ligjëratë e kanë ndjekur rreth 150 nxënës në tetë fshatra.
Për realizimin teknik sa më efikas të kësaj ligjërate u kujdesën Drejtoria e Inspeksionit, Drejtoria e Arsimit dhe Njësia Sektor dhe Komunitet në Stacionin Policor në Gjilan, respektivisht rreshterja Sahadete Sadiku ndërsa ligjëratat i mbajtën nga fillimi deri në fund Arsim Ibrahimi inspektor i komunikacionit nga Drejtoria e Inspeksionit dhe Adile Shabani zyrtare policore nga Njësia Sektor dhe Komunitet.
Kontribut për realizimin e kësaj ligjërate dhanë edhe zyrtarët e tjerë si Asllan Mustafa, zyrtar i komunikacionit në DSHPIB si dhe zyrtar të tjerë policor nga Policia e Kosovës në Gjilan.
Të gjitha reagimet:

10

You Might Also Like