Bujqësi

Mbështetja për fermerët e komunës sa vjen e shtohet 

Për herë të parë në nivel vendi, komuna e Gjilanit do të fillojë subvencionimin e ruajtjes së pemëve dhe perimeve të kultivuara nga fermerët gjilanas.
Ruajtja e pemëve dhe perimeve do të bëhet në kompaninë lokale ASK-Food, për arsye se është e vetmja kompani e cila posedon frigoriferët me teknologjinë ULO (Oksigjen të kontrolluar), në të cilët mund të bëhet ruajtja në kohëzgjatje deri në 6 muaj.
Përmes marrëveshjes së nënshkruar sot, kompania garanton në ruajtjen e pemëve dhe perimeve me cilësinë e njejtë si në ditën e dorëzimit të produkteve dhe se pesha e lejuar e humbjes gjatë ruajtjes në frigoriferët me teknologjine ULO është 2-3%.

You Might Also Like