OPINION

Mbledhja e përbashkët e Parlamentit të Kosovës dhe Shqipërisë, do të duhej të miratojë Rezolutë  mbi diskriminimin në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc

 

Është paralajmëruar se Parlamenti i Shqipërisë dhe i Kosovës, do të mblidhen në një seancë të përbashkët me 20 dhjetor të këtij muaji në sallën e seancave plenare të Parlamentit të Kosovës. Kjo është mbledhja e përbashkët  e dytë mes dy parlamenteve, të cilët për herë të parë u mblodhën në një takim historik më 27 nëntor 2022 në Kuvendin e Shqipërisë.

 

Kjo mbledhje e përbashkëte  do të duhej të ngris dhe mbrojë  gjithë hapësirën shqiptare jashtë kufijve administrativë të Kosovës dhe Shqipërisë dhe diasporës duke përfshi edhe Preshevë, Medvegjë, dhe Bujanoc. 

 

Dy Parlamentet, të diskutojnë përmes një pike të rendit të punës dhe do të duhej të miratojnë REZOLUTË  mbi spastrimin Etnik-DISKRIMINIMIN në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc përmes pasivizimit të adresave 

 

Është momenti të themelojnë e funksionalizojnë një  Komision Parlamentar mikst për shqiptarët jashtë kufijve administrativë të Kosovës dhe Shqipërisë, ku angazhimi intenziv  i përbashkët do të sjell hapa konkret përmes bashkëpunimin të thellë, të përafërt, zgjerim e shumëfishim bashkëpunimi miqësor e vëllazëror, por edhe binjakëzim i komunave   duke përcaktuar prioritete në interes jo vetëm të këtyre dy shteteve, por gjithë shqiptarëve në hapësira shqiptare dhe diasporë do të sjellë rezultate konkrete.

 

Dy legjislativet do të duhej të afrojnë përafrimin e legjislacionit, por edhe në arsim, trashëgimi, financa publike, investimeve, shkëmbimeve tregtare, sigurisë dhe mbrojtjes, kërkime shkencore, kulturës, medias, shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale.

 

Në caktimin e bashkëpunimit, në mbështetje të veprimtarive prodhuese e sipërmarrjes private, administratës publike, bujqësisë e zhvillimit rural, mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm, infrastrukturës dhe transportit, energjisë, qeverisjes vendore, etj.

 

Do tē duhej të ngrisin funksionalizojnë një SEKRETARI TË PËRHERSHME E TË PËRBASHKĒT që do tē jetë me detyra e aktivitete edhe në interes të shqiptarëve jashtë këtyre dy shteteve dhe për diasporën. 

 

Dy Parlamentet, do të duhej  trajtuar diskriminimin, pasivizimin   dhe  pastrimin etnik, të mbështesin formimin e  Universitetit në gjuhën Shqipe, rregullimi me Ligj përdorimin i Simbolit tonë Kombëtarë shqiptarë dhe përfaqësimi proporcional në instanca dhe mekanizma të nivelit lokal dhe Qendror.

 

Krahina Shqiptare e mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë që përfshin Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc kanë mbajtur dhe organizuar  Referendumin e datës 1 e 2 mars 1992, por edhe pasi kanë zhvilluar dhe një kryengritje të armatosur  luftën nga UÇPMB-ja dhe mbajtur nën garancion ushtarak dhe civilë nga faktori ndërkombëtarë  Marrëveshjen e Konçulit.

 

Dy Parlamentet, do të duhej  adresojnë diskriminimin në mekanizma të BE-ës dhe instancave më të lartë të OKB-ës.

Shqiptarët shumicë në Krahinën, e vetmja shpresë është në  Parlamentin e Kosovës dhe Shqipërisë.

 

 

 18 dhjetor  2024    

Autor i vështrimit, profesor Refik HASANI

 

You Might Also Like