Futboll

Mbyllet pjesa e parë, Ferizaj e Drita po luajnë kujdesshëm

Dy ekipe në formë të mirë, Ferizaj dhe Drita, janë përballur këtë të diele në Stadiumin me bari sintetik në Ferizaj, në një ndeshje në të cilën Ferizaj po Lufton për t’i ikur fundit të tabelës e Drita për të marrë kreun.

Maloku i Ferizajt ka rrezikuar i pari në minutën e pestë, por portieri Maloku e dërgoi topin mbi portë. Në minutën 17, Imamoviq për pak sa nuk shënoi autogol, por topin e ndali Jovanovski. Në këtë situatë është shikuar sistemi VAR për të parë se a e kishte kaluar topi vijën, por pas rishikimit u duk se gjithçka ishte në rregull.

Të dy ekipet po luanin me mjaft kujdes në mesin e fushës, duke u munduar të mos gabojnë dhe me një ritëm të tillë luajtën deri në fund të pjesës së parë, e cila u mbyll pa gola 0:0./kryelajmi.com/.

You Might Also Like