Në vazhdën e ndihmave që po japin për familjet skamnore të komunës së Vtisë , mergimtarët vitias përmes Shoqatës humanitare “Vitia” me seli në Gjenevë, i kanë ndërtuar shtëpinë e re një familjeeje të pastrehë në fshatin Beguncë.Kjo shtëpi është përuruar dhe në te janë vendosur anëtarët e kësaj familjeje pikërishtë në vigjile të Festës së Fitër Bajramit.
Xhavit Islami, kryetar I Shoqatës “Vitia” i njohur me vite si një njeri humanist me rastin e përurimit të kësaj shtëpie për këtë faamilje, ka thënë se është I lumtur ai vet personalisht por edhe të gjithë ata të cilët kontribuan në ndërtimin e kësaj shtepie sepse po e konkretizojnë një vepër edhe një inicijativë që ishte ndërmarrë para tre muajve për të bërë me shtëpi të re këtë familje.
Ai ka shtuar se me iniciativ të shoqates ,, VITIA” në Gjenevë dhe bashkëpunim me shoqaten ,, Begunca” dhe donator tjerë, i a kthyen shpresat ksaj familje dhe ky Bajram për këtë familje do të jetë I paaharrur sepse kryefamiljari është shprehë se është
shumë I emocionuar dhe nuk është në gjendje të flas nga gëzimi sepse atij u janë kthyer shpresat për te jetuar dhe për të bërë një jetë të lumtur me familje në shtëpinë e re për cka ka falenderuar të gjithë donaatorët që kontribuan që ai të këtë shtëpi të re.Ndryshe mërgata vitiase përmes Shoqatës “Vitia” është shembull për aksione humanitare ngaa më të ndryshmet./Aziz Zuka