Mes QRTK së Gjilanit dhe Komunës së Kamenicës
NËNSHKRUHET NJË MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI PËR TRASHËGIMINË KULTURORE
Gjilan, 20 shtator 2022
Kryetari i komunës së Kamenicës, z.Kadri Rahimaj, i shoqëruar nga drejtoresha e DKRS=së së kësaj komune, Rina Matoshi vizituan sot Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore të Gjilanit, ku u prit nga drejtori i saj, z. Arton Hoxha.
Gjatë këtij takimi, drejtori Hoxha e njohu së afërmi kryetarin Rahimaj për shtrirjen dhe angazhimet e deritashme të QRKT-së si dhe planifikimet për të ardhmen, ku një tretman i duhur i është kushtuar edhe kësaj qendreje komunale të krahinës së Anamoravës, ku janë evidentuar lokalitetet që i përkasin trashëgimisë arkeologjike, pastaj ato të kultit si dhe objekte tjera banimi ku, ato që i kanë përmbushur kriteret e nevojshme janë bërë edhe pjesë e Listës së Objekteve që merren në mbrojtje të përkohshme institucionale. Ai, me këtë rast e falënderoi kryetarin Rahimaj për vizitën dhe interesimin e shprehur për bashkëpunim në të mirë të trashëgimisë kulturore.
Rezultat i kësaj vizite ishte dhe nënshkrimi i një Marrëveshjeje Bashkëpunimi mes QRTK-së dhe Komunës së Kamenicës për botimin e një libri për trashëgiminë kulturore të kësaj pjese të Anamoravës.
Palët nënshkruese u zotuan se brenda periudhës njëvjeçare komuna e Kamenicës do ta ketë brenda kornizave të një botimi tërë këtë thesar të trashëgimisë kulturore e shpirtërore, që aktualisht shtrihet dhe ruhet në territorin e saj.