Gjilan

Mesazh urimi i drejtorit Bekim Mustafa në përvjetorin e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”

Të nderuar kolegë! Nxënës të respektuar!

Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti”, sot shënon edhe një përvjetor të rritës dhe zhvillimit. Bilanci vjetor dëshmon për suksese në mësimdhënie e në mësimnxënie; dëshmon përkushtimin e mësimdhënësve dhe rritën cilësore të nxënësve të shkollës sonë.

Dinjitetshëm po e mbajmë emrin iluminist të Xhavit Ahmetit, me sukseset në gara diturie e sportive kudo.

Po bëhemi prijatar të sukseseve pa i harruar sfidat; po përballemi me sfidat duke shikuar përpara e në ballë rrugët e dijes.

Në këtë përvjetor të Gjimnazit tonë, të nderuar kolegë e nxënës; më lejoni t’ ju falënderoj për përkushtimin e sukseset e përbashkëta brenda këtij viti.

Të shumta e emocionuese ishin këto suksese. Kështu do të vazhdojmë edhe më tej, të sigurt, edhe më të vendosur dhe gjithnjë bashkë.

Shkolla jonë, ne e nxënësit tanë mundemi edhe më shumë, mundemi edhe më mirë.

Ju faleminderit që me krenari po e përfaqësoni emrin e Xhavit Ahmetit, emrin e Gjimnazit tonë – në emër të të sotmes e të nesërmes më të mirë, më të sigurtë.

Urime Ditën e Shkollës!

Zoti ju ruajt Ju dhe familjet tuaja!

Gëzuar!

Drejtori: Bekim Mustafa

You Might Also Like