Pas humbjes nga Fushë Kosova me rezultat 2:0, Gentjan Mezani, kryetrajner i Gjilanit ka deklaruar:
“Bëmë një pjesë të parë të mirë, por nuk mjafton aq, nuk mjaftojnë rastet kur nuk arrin të realizosh. Në dy raste kemi pranuar gol në vijën e njëjtë të mbrojtjes nga lojtari i njëjtë dhe me gabime të njëjta. Po na bëhen shumë raste të tilla. Duhet të jemi më të saktë para portës, duhet të marrim përgjegjësi. Kemi probleme në fazën ofensive e më shumë në atë defensive, ku sot patëm aty një repart të arnuar. Ndoshta është gabimi im se do të duhej të kisha marrë masa më shpejt, por i tillë është futbolli. Lamë shumë hapësira mbrapa dhe kundërshtari na dënoi. Kemi pak alternativa, filluam me vonesë, u munduam të bëjmë më të mirën, po bëjmë lojë, por nuk po shënojmë dhe nuk po jemi të kujdesshëm mbrapa, andaj do të mundohemi të bëjmë zgjidhje të tjera”./kryelajmi.com/.