Futboll

Mezani: Duke krijuar kaq shumë raste është e pafalshme të mos shënojmë

Pas barazimit 1:1 me Dukagjinin, Gentjan Mezani, kryetrajner i Gjilanit ka theksuar:

“Në pjesën e parë skuadra kundërshtare nuk na lejoi hapësira dhe topi nuk lëvizte ashtu siç duhet, qarkullonte ngadalë. Kjo na penalizoi disi dhe i mundësuam kundërshtarit të ishte më i mirë. Në pjesën e dytë kërkova agresivitet dhe ritëm në lojë. Kjo u pa në pjesën e dytë. Mund të them që meritë për pikën duhet të kenë lojtarët sepse e barazuan rezultatin. Humbëm dypikësh në fushën tonë, që do të na ndihmonte në ecurinë tonë. Kjo skuadër ka potencialin për të vazhduar e për të bërë mirë në vazhdim. Kjo po shihet nga kualiteti që ka brenda, por duhet shfrytëzuar rastet që na vijnë. Duke krijuar kaq shumë raste është e pafalshme të mos shënojmë. Por djemtë janë të rinj dhe u mungon eksperienca. Duhet të përmirësohemi dhe të marrim më të mirën në çdo ndeshje.”

You Might Also Like