Futboll

Mezani: Përparësia jonë te tifozët, lojtarët të japin maksimumin

Gentjan Mezani e di më shumë se çdo kush tjetër rëndësinë e ndeshjes derbi ndaj rivalit lokal Drita, ndaj përveç fitores e cila është imperativ i vetëm në këtë fund sezoni në arritjen e objektivit final, po ashtu është imperativ shtesë ndaj tifozëve, të cilët kanë mbështetur ekipin në të gjitha fazat.

Shefi i shtabit teknik ka theksuar se skuadra ka punuar për t’i përmisuar gabimet nga e kaluara, ndërkohë që deklaron se çdo lojtar që futet në fushën e lojës duhen dhënë gjithçka nga vetja.

“Jemi përballë një sfidë më tepër të rëndësishme për ne se për kundërshtarin. Normalisht që është një ndeshje derbi edhe për taborrin kundërshtar, mirëpo ne kemi një sfidë jetike me fitoren si opsion të vetëm. Jemi munduar gjatë kësaj jave të eleminojmë gabimet të cilat i kemi bërë në ndeshjet e fundit, në mënyrë që të marrim rezultatin që na duhet më shumë se kurrë në këtë fund të kampionatit”.

“Jemi rritur si skuadër që nga faza e parë dhe po ashtu nga ndeshjet e para derbi të këtij sezoni. Në derbin e fundit kemi barazuar dhe atë për mungesë koncentrimi, pasi që kemi dominuar kundërshtarin dhe kemi merituar të fitojmë. Nesër besojmë që gjithçka do jetë më ndryshe dhe të jetë skuadra jonë ajo që domino, pasi që do të kërkojmë të sulmojmë nga minuta e parë e ndeshjes”.

Tifozët motiv shtesë, të luajmë për t’i gëzuar ata

Gentjan Mezani në konferencën për shtyp (17 Maj, 2024)

“Kemi përparësinë që do kemi përkrahjen e tifozëve, ata do të jenë një motiv shtesë për ne. Ne jemi debitor ndaj tyre, mirëpo përkrahja e tyre në këto momente është më se e nevojshme. Kemi përgatitur skuadrën për të dhënë gjithçka në fushën e lojës dhe besojmë që nesër do t’i gëzojmë ata”.

“Kemi gjithë futbollistët në dispozicion për të kërkuar atë të cilën e dëshirojmë. Ata të cilët do të jenë në fushën e lojës do ta japin maksimumin dhe shpresojmë që në fund të arrijmë qëllimin”.

You Might Also Like