Futboll

Mezani: Po pësojmë nga goditjet standarde

Trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, ka mbetur i habitur se si skuadra e tij vazhdon të marrë gola nga ndërprerjet.

Ai ka shtuar se Malisheva nuk e dominoi Gjilanin mirëpo këta të fundit nuk i shfrytëzuan rastet.

“Mendoj se kemi bërë deri diku lojë të mirë, por jo aq sa të merrnim rezultat pozitiv. Po dështojmë në goditjet e dënimit, nuk po merr përgjegjësi askush. Po pësojmë gola nga goditjet standarde. Sot morëm gol nga penalltia por nuk na falen këto gjëra. Është e papranueshme që lojtarët me përvojë nuk e zgjidhin situatën në momente të caktuara. Është dashur të bënim më shumë. Do të shikojmë gjithë ndeshjen me vëmendje dhe do të japim përgjegjësi unë dhe gjithë të tjerët. Nuk është se Malisheva na dominoi, por nuk i shfrytëzuam rastet që i patëm. Do të marrim masa pas analizave dhe do të mundohemi të përmirësohemi. Mendoja se do të bënim ndeshje të mirë dhe të marrim rezultat pozitiv. Do të mundohemi ta ndryshojmë mentalitetin sepse duhet fituar pikë edhe jashtë shtëpisë”, ka thënë Mezani për “ArtMotion” pas ndeshjes.

You Might Also Like