Teatër

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, priti drejtorin e Teatrit të Gjilanit, Erson Zymberi dhe aktorët e shfaqjes “a.y.l.a.n”

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, priti drejtorin e Teatrit të Gjilanit, Erson Zymberi dhe aktorët e shfaqjes “a.y.l.a.n”, Kushtrim Qerimi, Tringa Hasani, Alban Shahiqi dhe Aurita Agushi.

Në këtë takim i përgëzoi për suksesin e arritur në festivalin ndërkombëtar “Kontrapunkt” në Poloni, ku morën çmimin kryesorë ndërsa diskutuan për rëndësinë që teatrot e Kosovës me prodhimet e tyre të dalin edhe jashtë vendit.

Ata gjithashtu folën për punën që po bëhet në Teatrin e Gjilanit, sfidat dhe planet e tyre, ndërsa ministri Çeku i siguroi që mbështetja institucionale nuk do të mungoj asnjëherë.

You Might Also Like