Disa ish-sportistë e punëtor të dalluar të sportit që dhanë kontribut ndër vite gjatë vitit 2022 kanë shkuar në amshim, por komuniteti sportiv dhe komuna e Gjilanit nuk i ka harruar ata, andaj familjarëve të tyre u janë ndarë mirënjohje post mortem (pas vdekjes). Me mirënjohje të tilla janë nderuar:
Vedat Ibrahimi, ish-futbollist.
Aliriza Rexhepi, ish-boksier dhe ish-gjyqtar i dalluar i boksit.
Osman Ibrahimaj, ish-vullnetar i mëngjesit
Musa Musliu, sportist dhe ish-pedagog i sportit.
Mirënjohjet i ndau Musli Zymberi, kryetar i Shoqatës së trajnerëve të Boksit të Kosovës dhe trajner i Klubit të Boksit Drita nga Gjilani./kryelajmi.com/.