Gjilan, 15 prill 2024
Njësite policore nga Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan në vazhdën e implementimit të detyrave rutinë, vazhdojnë me aktivitete duke dhanë këshilla përcjellëse për qytetaret për të shtuar kujdesin ndaj zjarreve me apelin ‘’Mos ndez zjarr, mos shkakto rrezik të përgjithshëm’’. Janë zhvilluar takime me përfaqësues të fshatrave dhe qytetar duke i njoftuar për pasojat dhe rrezikun nga zjarret.
Ka raste kur fermer me qëllim të pastrimit të arave dhe pronave të tyre i ndezin ato, ku pastaj zjarri del nga kontrolli duke rrezikuar jetën e banorëve por edhe shkaktuar dëm jo vetëm në ambient por edhe në fabrika dhe prona private skaj rrugëve.
Policia e Kosovës do të ndërmarr masa ligjore ndaj të gjithë personave që ndezin zjarre duke shkaktuar rrezik të përgjithshëm.
Ndezja e zjarreve sidomos atyre fushore kanë potencial të përhapjes së shpejtë dhe rrezikon pasoja të dëmshme për jetën, pronën, si dhe djegien dhe shkatërrimin sipërfaqeve të tëra të pyjeve.
Me këtë rast Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që nëse vëreni një zjarr që po përhapet jashtë kontrollit, ju lutemi thirrni menjëherë në numrat pa pagese 192 , 112, ose organet emergjente komunale.
Përmes bashkëpunimit dhe ndërgjegjësimit të përbashkët, mundë të sigurojmë ruajtjen e natyrës pronës dhe shëndet.