Sportet luftarake

Muhamet Ajrullahu pronari i “AR-KATANA” sponzorizon boksierin profesionist Leotrim Rexhepin 

Pronari i “AR-Katana”, Muhamhet Ajrullahu, i ka dalur në ndihmë boksierit gjilanas, Leotrim Rexhepit, duke ia lehtësuar shpenzimet për meҫin e rradhës ku Rexhepi do të zhvilloj duelin kunder boksierit nga Rumania, Stefan Nikolae.

Boksieri Leotrim Rexhepi me 29 korrik në qytetin e Tetovës në Maqedoninë e Veriut do të zhvillon meҫin e tij të tretë në boksin profesionist me boksierin nga Rumania, Stefan Nikolae, në “Arena Iliria” të Tetovës.

Boksierit gjilanas edhe njëherë në ndihmë i ka dalur pronari i Kompanisë AR-Katana, Muhamet Ajrullahu, i cili njihet si njëri ndër humanistët më të mëdhej, duke ju dalur në ndihmë cdo herë popullit të tij në mënyra të ndryshme.

“Eshtë nder i veqantë të mbështesë një talent të boksit siq është Leotrimi. Jam i lumtur që sado pak mbështetja ime ta ndihmon këtë talent në mes litarve të arrijë suksese kulminante dhe të na bën krenar jo vetëm mua por gjithë popullin shqiptarë me paraqitjet e tija në ring. Unë vetëm i urojë suksese, duke i dëshiruar fitore ndaj boksierit nga Rumania”. ka bër të ditur Muhamet Ajrullahu, njeriu kryesor i Kompanisë “AR-Katana”.

Bokiseri Leotrim Rexhepi i cili është mbështetur nga Muhamet Ajrullahu, është falenderuar për përkrahjen e tij.

“Jam shumë i nderuar dhe i lumtur që z. Muhamet Ajrullahu është pjesë e karierës sime të boksit. Ky njeri është i veqant, i dashur e i respektuar nga të gjithë, e falenderoj nga zemra për pritjen që më ka bërë dhe ndihmën që ma ka ofruar, do të jap gjithqka nga vetja që këtë mirësi e ngohtësi të tië t’ja shpërblejë me fitore”.

Boksieri Leotrim Rexhepi, tani ka shtuar intezitetin e përgaditjeve për këtë meqë i cili pritet të jetë mjaft interesant.

You Might Also Like