Sportet luftarake

Në gjysmëfinalet e kampionatit shtetëror në boks u tregua boks cilësorë

Në Palestrën Sportive “Bashkim Selishta –Petriti”, jane zhvilluar gjysmëfinalet e kampionatit shtetëror individual në boks për kategoritë U-16 e U-18.

Nga 15 duele të zhvilluara, katër prej tyre gjyqtarët e këtyre ndeshjeve është dashur ti ndërpresin për shkak se kundërshtarët ishin dukshëm më të mire, ndërsa një meqë u zhvillua edhe në kategorinë e femrave.

KB Drita edhe njëherë ka dëshmuar se dinë dhe mundet të organizon gara të këtij niveli, pasi gjithqka ishte prefekt nga organizatorët duke qenë prezent Policia e Kosovës si edhe mjekët, të cilët disa herë u desht të intervenonin tek boksierët për të parë gjendjen e tyre gjatë ‘luftrave’.

Nga 15 meqe të zhvilluara u arritën këto rezultate:

Junior:
54kg Erdi Aliu ”Dardanët” – Flodian Suma “Fushë Kosovë” – (3-2)
57kg Eldar Aliu “Dardanët” – Albion Veliu “Shtime” – (dorëzim fitore e Aliut)
60kg Erlind Berisha “Obiliq” – Mensur Shabani “Ferizaj” – (2-3)
66kg Ari Krasniqi “Peja” – Leonit Dobratiqi “Obiliq” – (3-2)
66kg Ylli Mjaku “Ferizaj” – Egëzon Tërnava “Fushë Kosovë” – (dorëzim fitore e Tërnavës)
70kg Albatrit Shala “Pejë” – Flori Tarani “Gjakovë” – (0-5)
70kg Edison Berisha “F.Kosovë” – Jonuz Kastrati “Gjakovë” – (5-0)

Youth:
54kg Liridon Demiri “Ferizaj” – Amend Parduzi “Vushtri” – (dorëzim fitore e Demirit)
63,5kg Edmond Salihu “Dardanët” – Enes Desku “Drenas” – (2-3)
71kg Muhamet Blakqori “Prishtinë” – Albion Jetishi “Klinë” – (ndërprerje fitore e Jetishit)
71kg Lirigzon Berisha “Mitrovicë” – Endrit Jerliu “Drita” – (0-5)
60kg Orinda Xhakli “Ferizaj” – Shkurte Ismajli “Shtime” – (5-0)

Senior:
60kg Sali Hajdari “Gjakovë” – Lorent Murati “Pejë” – (0-5)
63kg Argjent Ujkani “Mitrovicë” – Ensar Badalli “Prizren” – (0-5)
63kg Albion Behluli “Prishtinë” – Qlirim Berisha “Prizren” – (0-5)

Finalet e këtij kampionati do të zhvillohen nesër (E diel), duke filluar nga ora 12:00.

You Might Also Like