Futboll

Munishi: E shfrytëzuam lodhjen e Prishtinës

Ismet Munishi, kryetrajner i Dritës është ndarë i kënaqur me fitoren që KF Drita ka arritur ndaj Prishtinës, e cila pati një ndeshje të vështirë në ndeshjen për kupë me besën e Pejës.

“Kemi ditur pikat e dobëta dhe të forta të Prishtinës dhe gjithashtu kishim një përparësi pasi ata në mesjavë kanë zhvilluar ndeshje, ndërkohë ne kemi pushuar. Është një fitore e madhe për skuadrën tonë, pasi duke luajtur kështu mund të arrijmë objektivat”, ka thënë Ismet Munishi.

You Might Also Like