“Kualiteti i skuadrës nuk përkon me pikët që i kemi dhe me ecurinë. Më ka interesuar që ta hap një seri të re. Kjo ka qenë fitore e futbollistëve. Nuk është se kemi pasur kohë për të punuar, por lojtarët e kanë treguar dëshirën e flaktë për fitore. Më kanë dhënë emocione me këtë lojë që e kanë bërë. Trepça ’89 na vuri në vështirësi. Fitoren ua dedikoj ‘Skifterave’. Të gjitha ekipet tjera do ta kenë problem kundër ekipit tonë”, theksoi Ismet Munishi pas ndeshjes.