Futboll

Munishi: Nuk do të ketë krizë për Dritën

Kryetrajneri i Dritës, Ismet Munishi është i bindur se Drita në fund do t’i shpëtojë më të keqes, se për të nuk ka krizë dhe se shumë shpejt do të vijnë fitoret. Në një prononcim pas ndeshjes Drita – Trepça ’89, ai ka theksuar:

“ E kam njohur ekipin e Trepçës ’89 mjaft mirë dhe kam bërë një rotacion dhe e kam freskuar ekipin. Kemi pasur mjaft ndeshje të vështira dhe kemi qenë të angazhuar shumë gjatë kësaj jave. Unë jam i kënaqur me angazhimin e lojtarëve dhe ne sot e kemi merituar fitoren e duhet të vazhdojmë kështu dhe nëse vazhdohet të luftohet kështu nuk do të ketë krizë për Dritën në asnjë moment”, ka thënë Munishi, që tha se pas pauzës do të punojnë edhe më shumë dhe shumë shpejt do të vije edhe fitorja dhe ka shtuar se i vjen keq nga kryesia që po punojnë shumë, nga publiku që po anon tërë kohën, por edhe nga lojtarët që po e japin maksimumin, por ja që fitorja nuk po arrin. Munishi është i bindur se fitorja shumë shpejt do të vijë.

You Might Also Like