Bashkë me kryetarin e AAK-së në Gjilan, Nazim Gagica vizituam ndërmarrjen ‘Wolf GmbH”, me pronar mikun tim të çmuar, Ukë Blakaj.
Është kënaqësi me pa investime të tilla dhe biznese të suksesshme si kjo.
Ukën e përgëzuam për punën profesionale dhe suksesin që ka shënuar në këtë veprimtari si e rrallë në Kosovë dhe rajon.
Me Ukën na lidhë shumçka, më së shumti angazhimi i përbashkët në interes të komunitetit shqiptar në Gjermani po ashtu edhe interesi i Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Investimi në Kosovë dhe hapja e vendeve të reja të punës, ishte dhe mbetet si qëllimi ynë i përbashkët afatgjatë. Nuk ka formë tjetër përmes së cilës mund të ndihmohet Atdheut sot përveç kësisoj siç ka bërë Ukë Blakaj dhe shumë të tjerë afaristë nga diaspora.
Ukës i urojmë suksese në punë dhe zgjerim e rritje të investimeve në Kosovë!

