Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 14 raste të vdekjes dhe 368 raste të reja me COVID-19.
Konfirmimi i këtyre rasteve vjen pas testimit të rreth 7 mijë mostrave.
“Nga 6.882 testime, 368 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.382 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 142.064”, ka njoftuar MSh’ja./Gazeta Express
Njoftimi i plotë:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.675 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.110.286 doza të vaksinës.
Deri më sot 399.341 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 6.882 testime, 368 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të vdekjes.Sot janë shëruar 1.382 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 142.064.
Në total numri i rasteve aktive është 13.473.