Gjilan

Në ceremoni madhështore, diplomojnë maturantët e dy shkollave të Gjilanit

Gjilan, 9 qershor 2021 – Në Gjilan sot është mbajtur ceremonia e diplomimit të maturantëve të shkollës së mesme të artit pamor “Adem Kastrati” dhe shkollës së mesme të muzikës.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, i ka përgëzuar dhe falënderuar nxënësit e këtyre shkollave për angazhimet e performancat në kohë pandemie.

“Ju falënderoj për rolin tuaj si nxënës në angazhime komunitare, për performancën në ballkonin e konviktit, për performancën online në kushte pandemie, për vizatimet dhe logot që ia keni dhënë Komunës gjatë dy viteve shkollore të vështira si pasojë e pandemisë COVID-19. Ju po e mbyllni maturimin me dy pamundësi, mbrëmja e përbashkët e maturës dhe ekskursioni që është pjesë e kurrikulës. Ju keni lënë gjurmë në arsimin gjilanas dhe ju uroj suksese në fillimin e ri”, ka thënë Haziri.

Drejtori i Arsimit, Nazim Gagica, tha sot është ndjenjë e veçantë të jenë bashkë në këtë moment ku bëhen bashkë fundi dhe fillimi.

“Fundi i rritës suaj të suksesshshme si të rinnj dhe kurorzmi ceremonial sot, si dëshmi e sukseseve tuaja dhe besimit të të gjithvë neve në ju”, ka thënë Gagica.

Në emër të të gjithë maturantëve të të dy shkollave ka folur Vjollcë Osmani, e cila se kjo ditë është veçant pasi po e përmbyllin një proces, për të vazhduar një tjetër të rrugëtimit jetësor.

Në këtë ceremoni, kori i shkollës së muzikës ka intepretuar para të pranishmëve disa pika korale.

You Might Also Like