Njoftim i rëndësishëm për qytetarët rreth tatimit në pronë
Zyra e Tatimit në Pronë e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa në Komunën e Gjilanit, njofton qytetarët rreth pagesës për tatimit në pronë.
Bazuar në Ligjin për Tatimin në Pronë nr.06/L-005 neni 22 dhe 23 për pagesën e detyrimeve tatimore dhe shpërndarjen e pagesave Zyra e Tatimit në Pronë në Komunën e Gjilanit, bënë këtë njoftim të rëndësishëm.
Zyra e Tatimit në Pronë në Komunën e Gjilanit, njofton të gjithë tatim paguesit e Komunës së Gjilanit, se faturat e tatimit në pronë për vitin 2025 janë në shpërndarje e sipër.
Të gjithë tatimpaguesit njoftohen se pos pranimit përmes postës, faturat e tatimit në pronë mund të shkarkohen edhe në platformën E-Kosova në email adresën e Komunës së Gjilanit “tatimineprone-rks.org“, gjithashtu faturat e tatimit në pronë mund të merren edhe në sportelet e Tatimit në Pronë në Komunën e Gjilanit.
Në njoftim thuhet, se me qëllim të informimit me kohë dhe me qëllim që të gjithë tatimpaguesit e Komunës së Gjilanit të mos i nënshtrohet gjobave dhe kamatave duke u vonuar në pagesa ju njoftojmë se sipas ligjit për tatimin në pronë pagesa bëhet si në vijim: Për këstin e parë deri më 30.04.2025 dhe për këstin e dytë deri më 30.09.2025.
Sipas njoftimit, pas këtyre afateve do të aplikohet një interes prej 0.65% për muaj dhe 10% për tatimin e pa paguar nga viti paraprak (2024) ose pjesa e mbetur e këstit të parë pas datës 30.04.2025.
Në njoftim thuhet se të gjithë tatimpaguesit e Komunës së Gjilanit mund të ushtrojnë ankesë ndaj ngarkesave tatimore deri më datë 31.03.2025.
Ankesat të cilat miratohen para kësaj date do të ndikojnë në tatimin e vitit aktual, nëse ankesa dorëzohet pas datës 31.03.2025, çdo ndryshim i miratuar dhe regjistruar do të ndikoj vetëm për tatimin e vlerësuar në vitin në vijim, nëse ankesa dorëzohet pas datës 31.10.2025, ankesa do të trajtohet si ankesë e vitit të ardhshëm tatimorë.