Gjilan

Në Gjilan realizohen aktivitete të ndryshme për nder të Muajit të Ndërgjegjësimit për Down Syndrome

Komuna e Gjilanit, sot gjatë ditës kanë mbajtur aktivitete bashkë me Down Syndrome Kosova, për nder të Muajit të Ndërgjegjësimit për Down Syndrome.

Drejtoresha e DSHMS-së Aurorë Osmani, ka dhënë një lajm të mirë për ndarjen e lokacionit për këtë organizatë, për herë të parë në Komunën tonë, përmes kësaj organizate do të ofrohen shërbimet e nevojshme për këtë kategori.

Shkrimi i plotë:

Drejtoresha e DSHMS-së znj. Aurorë Osmani, së bashku me Drejtoreshën e DKA-së znj. Albana Demiri, Drejtoreshën e Inspekcionit znj. Entela Hyseni, dhe me asambleistët znj. Ardita Ukshini, Dr. Ekrem Kryeziu dhe znj. Liridona Kosumi zyrtare për fëmijë me nevoja të veçanta, u bashkangjitën në aktivitetin e realizuar nga Down Syndrome Kosova në Komunën e Gjilanit, për nder të Muajit të Ndërgjegjësimit për Down Syndrome.

Pjesëmarrës ishin fëmijët e prindërit, tek të cilët Drejtoresha Osmani kumtoi lajmin e mirë për ndarjen e lokacionit për këtë organizatë.
Pra, për herë të parë në Komunën tonë, përmes kësaj organizate do të ofrohen shërbimet e nevojshme për këtë kategori.

Falenderim të veçantë i shprehim Drejtoreshës së DSK-së znj. Sebahate Beqiri, dhe stafit të saj për bashkëpunimin e mirëfilltë.

Gjithashtu ftojmë qytetarët që përmes blerjes së kartolinave të punuara nga fëmijët, t’i ndihmojmë në fuqizimin e shërbimeve profesionale.

You Might Also Like