Gjilan, 28 dhjetor 2023 – Në Gjilan së shpejti do të lansohet Platforma Digjitale për Fermerë.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, pas vizitës në Universitetin “Kadri Zeka”, me qëllim të testimit të kësaj Platforme.
Ai pohoi se me lansimin e kësaj platforme, fermerët do të kenë një vend për të gjitha shërbimet në sektorin e bujqësisë.
“Studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike kishin bërë një punë të mrekullueshme deri më tani, nën udhëheqjen e Prof. Ass. Dr. Lindita Nebiu Hyseni dhe rektorit Prof. Ass. Dr. Assoc. Artan Dërmaku”, ka theksuar kryetari Hyseni.