Futboll

Irlandezët e Veriut presin fituesin e ndeshjes Drita – Inter Club d’Esclades

Ky është ekipi që nëse fiton Drita do të mund të përballet në finale

Ekipi nga Irlanda e Veriut Linfield është kundërshtar i mundshëm i Dritës në ndeshjen finale të parakualifikimeve për Champions League. Ekipi Linfeld FC, ka mundur me rezultat 2:0 ekipin nga San Marino, Tre Fiori me rezultat 2:0.

San Marinasit janë mbajtur mirë deri në minutën 71, kur Hery Bastien ka shënuar për 1 me 0. Si duket ky gol i pranur nuk u bëri mirë lojtarëve të Tre Fiori, të cilët pak minuta më pas, gjegjësisht në minutën 83, kur ka shënuar lojtari Christy Manzinga.

Lojtarët e Tre Fiori, në minutën 89 mbetën me një lojtar më pak në fushë, ngase është ndëshkuar me karton të kuq lojtari i tyre Giacomo Pracucci.

Për t’u ndeshur me ekipin Linfield, Drita së pari duhet të mund ekipin Inter Club d’Esclades nga Andorra, në ndeshjen me fillim në ora 16 në qytetin Nyon të Zvicrës. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like