Gjilan, 9 qershor 2018 – Mbështetur nga Komuna e Gjilanit dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sot është duke u mbajtur trajnimi për vullnetarizmin, i organizuar nga Instituti për Promovimin e Edukimit, që ka qëllim rrjetizimin e organizatave dhe të rinjëve vullnetarë në shkëmbim përvojash dhe iniciativave rinore.
Gjatë vitit të kaluar sektori për rini ka trajnuar dhe certifikuar rreth 500 vullnetarë të rinjë por gjithashtu edhe janë bërë takime të shumta me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe aktiviteteve rinore.
Edhe këtë vit është e paraparë që të trajnohet numër i madh i të rinjëve, sepse përmes aktiviteteve të vullnetarizmit, mund të arrihet realizimi i aktiviteteve të ndryshme me rëndësi të madhe dhe në shërbim të shoqërisë.
Gjithashtu nga ana e saj Komuna e Gjilanit ka në skemën e saj të punës edhe krijimin e lehtësirave për vullnetarët dhe përparësi në fusha të ndryshme si në kulturë, sport, në bibliotekë etj.
Këto përparësi janë në zbatim edhe tani sepse vullnetarët kudo në botë, janë një kategori e rëndësishme e organizimit të shoqërisë, por edhe e potencial për të qenë në shërbim të interesit të përgjithshëm qytetarë.