Në javën që lamë pas,pjesëtarët e klubit të anglishtes realizuan një diskutim rreth temës “barazia gjinore” ku secili dha perspektivën e vet për këtë temë që konsiderohet mjaft delikate. Fillimisht u vendosën 2 kushte që ishin “pajtohem” dhe “nuk pajtohem”,ashtu që secili anëtar të anoj kah kushti të cilin e përkrahë dhe të arsyetoj atë mendim. Pas fazës së parë,nxënësit krijuan një “rreth” diskutimi ku parashtruan problemet kryesore të komunitetit tonë dhe u munduan të japin zgjidhje për to. Diskutimi rezultoi me një ngritje të vetëdijes për aktet e pabarazisë dhe identifikimin e metodave për parandalim. Nxënësit e Gjimnazit “Xhavit Ahmeti” çdoherë e më shumë po vërtetojnë potencialin e tyre për mendim kritik edhe në gjuhën angleze.