Viti

Në njëmujorin e ndarjes nga jeta të Prof. Shemsi Zukës, veprimtarë i çështjes kombëtare  dhe kontribuues i madh i arsimit shqip

Në vend të përkujtimit

Sot më 11 Janar 2021, u bënë një muaj, që kur u nda nga jeta  Prof. Shemsi Zuka nga Pozharani. Duke përkujtuar sot në njëmujorin e ndarjs nga jeta të këtij veprimtari  konsideroj se kemi një obligim të madhe ndaj tij për sa ishte gjallë  për punën dhe veprën e tij disavjeçare si në angazhimin e tij politik ashtu edhe në atë arsimor ku gati rreth 37 vjet  punoi si profesor dhe një kohë edhe shef ndërrimi në Shkollën e mesme ”Kongresi i Manastirit” në Pozharan.

Shemsi Zuka ishte kontribuues i madh i formimit të institucioneve të Republikës së Kosovës në komunën e Vitisë, ai ishte edhe asamblist i kuvendit komunal të komunës së Vitisë gjatë viteve 2003-2007. Me shkuarjen e tij nga jeta, qyteza e Pozharanit dhe komuna e Vitisë humbi një veteran të arsimit dhe një kontribuues të madhe të arsimit

Shemsi Zuka u lind në fshatin Pozheran të komunës së Vitisë, ai ishte kontribuues i madh i arsimit shqip dhe i çështjes kombëtare. Shemsi Zuka pasi mbaroi studimet në Fakultetin Filozofik të Shkencave Matematiko-Natyrore, dega e Fizikës, ai nga viti 1980-1982 punoi në fshatin Radivojc të komunës së Vitisë, mësimdhënësi i lëndës së Fizikës, por aty nuk punoi gjatë sepse  gjatë  diferencimit ideo-politikë që u bënë në atë kohë ai u përjashtuar si i papërshtatshëm për të punuar në arsim por pas hapjes së një konkursi për punëtor të arsimit nga Gjimnazi i atëhershëm ish “Boro e Ramizi “ Shemsiu u pranua që të punoj aty si profesor por si thoshte ai shpesh meritë për tu punësua në këtë shkollë kishte ish drejtori i kësaj shkolle profesori i ndjerë Idriz Halabaku i cili e kishte pranuar pa e pyetur askënd nga komunarët  në pune,  ku  pastaj ai vazhdoi punën deri në ditët e sotme, atëherë në Gjimnazin e ashtuquajtur “Boro e Ramizi” në Viti që tashmë quhet “Kuvendi i Lezhës” në Viti, gjithashtu ai punoi edhe në paralelet e ndara në Pozharan, ku një kohë ishte edhe shef ndërrimi  e që tani pas pavarësimit kjo shkollë e mesme mban emrin “Kongresi i Manastirit” në Pozharan.

Në ditën e ndarjes nga jeta të profesorit Shemsi Zuka, një shkrim me biografin e tij e kishte botuar edhe shoku i tij  Sami Arifi në gazetën “”Bota sot”” nga i cili huazuam disa shënime biografike, ku ndër të tjera thuhet  citojmë “”Shemsi Zuka, me vite të tëra  ishte veprimtar dhe kontribuues i madh i çështjes kombëtare, financues material edhe në veprimtarinë ilegale kundër pushtuesit serbosllav.  Shemsiu ishte njëri nga themeluesit e nëndegës së LDK-së në fshatin e tij të lindjes, fshat ky më i madhi në komunën e Vitisë por edhe në Anamoravë e mbase edhe në Kosovë, njëherit ishte edhe sekretar i kryesisë së parë të kësaj nëndege në Pozharan, ndërkohë ishte edhe anëtar i kryesisë së  Degës së LDK-së në Viti . Shemsi Zuka ishte kontribuues i madh i formimit të institucioneve të Republikës së Kosovës në komunën e Vitisë, ai ishte edhe asamblist i kuvendit komunal të komunës së Vitisë gjatë viteve 2003-2007.

Mungesa e prof. Shemsi Zukës, gjithmonë do të jetë një zbrazëti në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave që do të vijnë, ai do të jetë i paharruar për kontributin e tij aq të madh që i dha arsimit dhe çështjes kombëtare. Qoftë i paharruar kujtimi për prof. Shemsi Zukën, pushoftë i qetë në dritën e pashtershme në amshim. Aziz Zuka

You Might Also Like