Gjilan

Në pesëvjetorin e vdekjes së gazetares Ardita Sylejmani

(Dedikim i shkruar nga xhaxhai i saj, profesori e gazetari Fehmi Sylejmani)

19 shtatori i vitit 2019, ditë e rëndë dhe e trishtueshme, që nuk do të harrohet për jetë e mot.

Pikërisht 5 vjet më parë Ardita jonë e dashur ndërroi vendbanim të përhershëm. Këtë herë për ne, u nisë para kohe (Zoti i Madhërueshëm e di më së miri) udhës së moçme, të cilës i bien të gjithë

Ajo shkoi, duke na lënë mungesë dhe zbrazëtirë të madhe e të përhershme, por na la tre engjëj të mrekullueshëm.

Ishte vajzë shumë e dashur dhe e edukuar, nënë tepër e përkushtuar, shoqe besnike, fjalëmbël, kolege e respektuar dhe profesioniste e vërtetë.

Ajo gëzonte respekt kudo që ishte, posedonte virtyte të larta njerëzore.

Shfaqte urtësi, dashuri dhe mirësi. E donte fortë familjen, përkushtohej me shumë dashni për fëmijët dhe bashkëshortin e saj.

Ajo ishte gazetare, mjeshtre e shkrimit dhe leximit, artikuluese dhe me zë të qartë e të thekshëm, e pashme dhe e shquar në pedanteri, elegancë e saktësi.

Do të jemi përgjithmonë krenarë me veprën dhe shëmbëlltyrën e personalitetit të dashur dhe të urtë, siç ishte Ardita.

Do ta kujtojmë përgjithmonë, jo vetëm ne, por edhe ata që e njohën.

Kryelajmi.com

You Might Also Like